Analiza: Përplasja për vrasjet në Luftën e Dytë Botërore trondit raportet Ukrainë-Poloni

Analiza: Përplasja për vrasjet në Luftën e Dytë Botërore trondit raportet Ukrainë-Poloni

Në korrik të vitit 2023, presidentët e Polonisë dhe Ukrainës përkujtuan viktimat e një vale dhune që la dhjetëra mijëra të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Volodymyr Zelensky i Ukrainës dhe Andrzej Duda, në atë kohë president i Polonisë, u përkulën dhe vendosën qirinj pranë një memoriali përballë altarit të një kishe në Lutsk, kryeqyteti i rajonit të Volinit në veriperëndim të Ukrainës. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, të dy përcollën një mesazh pozitiv: “Kujtesa na bashkon!”. Tre vjet më vonë, ky mesazh po vihet në një sprovë pasi një mosmarrëveshje e rindezur rreth asaj që Polonia e quan Masakra e Volhinisë, ndërsa Ukraina e quan Tragjedia e Volinit, po trazon raportet mes dy vendeve fqinje, duke rrezikuar pasoja për mbrojtjen e...