Analiza nga CNN: Pse marrëveshja e mundshme e Trump me Iranin mund të jetë pothuajse aq përçarëse sa vendimi i tij për të zhvilluar luftë
Presidenti amerikan, Donald Trump, po përballet me presion të fortë politik në Uashington, ndërsa administrata e tij po negocion një marrëveshje të mundshme me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Edhe pse Trump ka deklaruar disa herë se një marrëveshje është “shumë afër”, skeptikët brenda të dy partive në SHBA paralajmërojnë se kompromisi i mundshëm mund të konsiderohet një tërheqje politike dhe strategjike për Uashingtonin. Sipas raportimeve, marrëveshja fillestare mund të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe lehtësimin gradual të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. Ky zhvillim do të sillte lehtësim për tregjet globale të energjisë, pas javëve të tensioneve që çuan në rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe krizë ekonomike në disa vende. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se...
Burimi:
top-channel.tv