Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump
Vizitat e njëpasnjëshme në Uashington të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po konsiderohen si një pasqyrë e ndryshimeve të mëdha në politikën e jashtme amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump. Sipas një analize të publikuar nga The Guardian, të dy liderët mbërritën në Shtëpinë e Bardhë me objektiva të ndryshëm, por me të njëjtën sfidë: të sigurojnë mbështetjen e një presidenti, vendimet e të cilit shpesh karakterizohen nga paparashikueshmëria. Analiza vlerëson se pozitat e dy liderëve kanë ndryshuar ndjeshëm muajt e fundit. Netanyahu, i cili më herët gëzonte mbështetje të fortë nga Trump, thuhet se ka humbur ndikim pas përfshirjes së SHBA-së në luftën me Iranin, një ndërhyrje që nuk solli rezultatet e pritura. Sipas artikullit, Izraeli është lënë jashtë disa...
Burimi:
javanews.al