Analiza e Politico-s: Si u bë Viktor Orban miku më i mirë i Vladimir Putinit në BE

Analiza e Politico-s: Si u bë Viktor Orban miku më i mirë i Vladimir Putinit në BE

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë dhe lideri më jetëgjatë i vendit të tij, nuk ka qenë gjithmonë një aleat i Kremlinit. Një analizë e Politico-s rikthen udhëtimin politik të Orbanit, nga një udhëheqës liberal i ri që i kërkonte largimin e ushtrisë sovjetike nga Hungaria në vitin 1989, deri te një kampion i vetëshpallur i joliberalizmit dhe partneri kryesor europian i Presidentit rus Vladimir Putin. Në vitin 1989, gjatë ceremonisë mortore të kryeministrit të pasluftës Imre Nagy, Orban i bëri thirrje Rusisë të tërhiqej: “Nëse besojmë në forcën tonë, mund të i japim fund diktaturës komuniste”, tha ai. Zsuzsanna Szelenyi, e cila ishte pjesë e rojës së nderit në atë ceremoni, kujton se nuk kishte asnjë tregues se ai do të transformohej në figurën që...