Analiza e DW: Si po fiton Siria në luftën e Iranit

Analiza e DW: Si po fiton Siria në luftën e Iranit

Përshkrimet e Sirisë kanë ndryshuar shumë gjatë vitit të kaluar. Nga një shtet shumë i përgojuar, sponsor i terrorizmit, në një vend të shkatërruar nga lufta civile, në — tani — një qendër e mundshme energjie që lidh Lindjen e Mesme dhe Evropën, një qendër që mund të ndihmojë në shpëtimin e botës nga ndikimet inflacioniste të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit. Përshkrimi pozitiv ka ardhur për shkak të  luftës aktuale me Iranin . Pasi Izraeli dhe SHBA-të sulmuan Iranin në fund të shkurtit, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit , një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë për transportin e naftës bruto nga Iraku, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Siria tani po e paraqet veten si një alternativë të mundshme...