Analiza e CIA-s/ Administrata Trump nënvlerësoi aftësitë e Iranit, mund t’i rezistojë bllokadës detare për muaj të tërë

Analiza e CIA-s/ Administrata Trump nënvlerësoi aftësitë e Iranit, mund t’i rezistojë bllokadës detare për muaj të tërë

Pavarësisht goditjeve të rënda ndaj marinës iraniane dhe dobësimit të infrastrukturës ushtarake të vendit, Irani vijon të ruajë një arsenal të konsiderueshëm raketash balistike dhe dronësh. Kështu thuhet në një analizë të CIA-s, agjencia kryesore e inteligjencës së jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cituar nga Washington Post. Sipas raportit, agjencia amerikane e inteligjencës vlerëson se Irani mund t’i rezistojë një bllokade detare amerikane për të paktën tre deri në katër muaj përpara se të përballet me pasoja serioze ekonomike. Analiza hedh dyshime mbi deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se kapacitetet ushtarake të Iranit janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Sipas zyrtarëve amerikanë të njohur me raportin, Teherani vazhdon të zotërojë rreth 75% të lëshuesve mobilë të raketave dhe afro...