“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981
Numri i ekzekutimeve në botë shënoi vitin e kaluar nivelin më të lartë që nga viti 1981, sipas raportit të “Amnesty International”. Një rritje e nxitur kryesisht nga Irani, ku ekzekutimet u dyfishuan vitin e kaluar. Organizata për të drejtat e njeriut raportoi të paktën 2 707 ekzekutime në mbarë botën në vitin 2025; por kjo shifër nuk përfshin mijëra ekzekutime që ndodhën në Kinë, “vendi që Amnesty beson se kryen më shumë ekzekutime në botë”, shkruan A2. Numri i personave të ekzekutuar në mbarë botën u rrit me 78%, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1981, kur OJQ-ja numëroi 3 191 ekzekutime, duke përjashtuar Kinën. Irani përbënte 80% të ekzekutimeve të regjistruara nga Amnesty në vitin 2025. Të paktën 2,159 u varën, nga...
Burimi:
javanews.al