Amnesty International denoncon masakrën në Nigeri: Të paktën 100 civilë të vrarë kur avionët ushtarakë bombarduan një treg

Amnesty International denoncon masakrën në Nigeri: Të paktën 100 civilë të vrarë kur avionët ushtarakë bombarduan një treg

Forcat ajrore të Nigerise kanë goditur gabimisht një treg të frekuentuar në shtetin Zamfara, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me dhjetëra viktima civile. Sipas organizatës Amnesty International, të paktën 100 persona kanë humbur jetën në sulmin ajror të ndodhur të dielën në tregun Tumfa, në zonën Zurmi të shtetit Zamfara, në veriperëndim të vendit. Dëshmitarë okularë raportojnë se avionë luftarakë janë parë mbi zonë rreth mesditës dhe janë rikthyer disa orë më vonë për të bombarduar tregun, ku ndodheshin dhjetëra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.Amnesty International i ka bërë thirrje autoriteteve nigeriane të hapin një hetim të plotë mbi sulmin, të cilin e cilëson “të tmerrshëm” dhe me pasoja të rënda për popullatën civile.Organizata kujton se ky nuk është një rast i izoluar, duke...