Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane
Bota E Enjte, 16 Korrik 2026 22:01 Shpërthime janë raportuar në qytetet Ahvaz dhe Bushehr, në jug të Iranit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vijuar për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, e cila citon zëvendësguvernatorin e provincës Khuzestan, shpërthime janë dëgjuar në Ahvaz. Ndërkohë, agjencia shtetërore IRNA raportoi për shpërthime edhe në qytetin Bushehr. Në të njëjtën kohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se në orën 21:00, ka nisur vala e pestë e sulmeve ndaj Iranit, me synimin për të dobësuar më tej aftësitë ushtarake të vendit. Më herët, mediat iraniane raportuan gjithashtu për shpërthime në ishullin Qeshm, si edhe në Bandar Abbas dhe Chabahar. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi...
Burimi:
kohajone.com