Ambasada ruse sulmon Berlinin për ndalimin e simboleve sovjetike më 8–9 maj, Gjermania mbron masat e sigurisë për Ditën e Fitores
Ambasada ruse në Gjermani ka kritikuar ashpër autoritetet e Berlinit, duke i akuzuar për “irracionalitet” dhe “cinizëm”, pasi këto të fundit kanë vendosur ndalimin e shfaqjes së flamurit të BRSS-së dhe simboleve të tjera ruse gjatë datave 8 dhe 9 maj, kur përkujtohet fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas një deklarate të policisë së Berlinit të datës 22 prill, në zona të caktuara të kryeqytetit gjerman ndalohet përdorimi i uniformave, flamujve, simboleve apo paradave ushtarake që lidhen me Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ambasada ruse, në një reagim të publikuar në platformën X, e ka cilësuar këtë vendim si një masë që synon “privimin e pasardhësve të ushtarëve sovjetikë çlirimtarë, qytetarëve të rekrutuar dhe vizitorëve në Berlin nga e drejta për të nderuar me dinjitet...
Burimi:
top-channel.tv