Albini i fortë me shqiptarë të dobët të Maqedonisë!

Albini i fortë me shqiptarë të dobët të Maqedonisë!

Nga Kim Mehmeti/ Albini erdhi në Maqedoni për ta madhëruar aktin e bashkimit të VLEN-it, të “klubit” të vasalëve të VMRO-së dhe të dhjetëra kufomave politike që, prej tri dekadash, parazitojnë duke thithur gjakun politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai erdhi dhe u ul pranë kryeministrit të Maqedonisë, por mungoi dhe nuk u pa askund gjatë protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët ngritën zërin në mbrojtje të gjuhës së tyre amtare. Tani shtrohet pyetja logjike: a i është përkushtuar Albini bashkimit apo përçarjes së shqiptarëve të Maqedonisë? A e dëshiron kryeministri në detyrë i Kosovës faktorizimin e shqiptarëve të këtushëm, apo dobësimin e mëtejmë të tyre, me ç’rast ata do të bëhen edhe më të varur nga Kurti i fortë? Sidoqoftë, mbetet e...