Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë
Ndryshimet klimatike nuk njohin kufij dhe, mesa duket, as faturat që sjellin. Mesazhi erdhi qartë nga Tirana, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanović, kërkoi që Ballkani Perëndimor të kalojë nga strategjitë te investimet konkrete. Në konferencën “Të Bashkuar për Klimën”, ai e përktheu klimën në gjuhën që kuptohet më shpejt në rajon, para dhe buxhet. Çdo përmbytje, thatësirë apo zjarr, tha ai, nuk është vetëm krizë mjedisore, por edhe një goditje direkte për financat publike, duke zhvendosur fondet nga shkollat, spitalet dhe infrastruktura drejt riparimit të dëmeve. Shifrat janë më pak poetike dhe më shumë alarmante. Përmbytjet e vitit 2014 në Serbi kushtuan rreth 1.7 miliardë euro, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë prekën afro një milion njerëz. Sipas Bankës Botërore,...
Burimi:
javanews.al