Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

Një konflikt mes SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin do të rrezikonte një përshkallëzim bërthamor, pasi të dyja ushtritë ka shumë gjasa të ndërmerrnin operacione të gjera kundër qendrave të komandës dhe komunikimit të palës kundërshtare. Këtë e tha të enjten një qendër e njohur kërkimore për mbrojtjen. Në një vlerësim strategjik të publikuar përpara takimit më të madh vjetor të mbrojtjes në Azi, që mbahet këtë fundjavë në Singapor, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike me bazë në Londër pohoi se bota ndodhet në prag të një gare të re armatimesh bërthamore, “me rajonin Azi-Paqësor në qendër të saj”. “Vendete rajonit dhe ato me interesa strategjike po zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore, ndërsa shtetet që nuk kanë armë bërthamore po zhvillojnë kapacitete konvencionale goditëse me rreze...