Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme
Në Pentagon është ndërmarrë një operacion i gjerë sigurie pasi sistemet e brendshme të monitorimit të cilësisë së ajrit kanë detektuar një problem të mundshëm që mund të lidhet me praninë e materialeve të rrezikshme në ajër. Si masë paraprake, disa kate dhe korridore brenda ndërtesës janë mbyllur plotësisht, ndërsa pjesë të tjera janë evakuuar menjëherë për të garantuar sigurinë e personelit. Në zonat e prekura është dhënë edhe urdhri “shelter-in-place”, që do të thotë se personat duhet të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin derisa të jepen udhëzime të reja. Zyrtarët e Pentagonit kanë bërë të ditur se këto masa janë marrë vetëm për arsye sigurie, ndërsa shkaku i saktë i alarmit ende nuk është përcaktuar. Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për...
Burimi:
vizionplus.tv