Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin, jeton i izoluar në fortesa pasi i frikësohet një atentati

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin, jeton i izoluar në fortesa pasi i frikësohet një atentati

Masat e sigurisë për presidentin rus Vladimir Putin janë forcuar ndjeshëm, mes shqetësimeve për një atentat të mundshëm apo edhe një grusht shteti. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete ruse, kërcënimet janë rritur pas sulmeve me dronë të Ukrainës në territorin rus vitin e kaluar. Izolim i plotë dhe dalje të kufizuara Putini po shfaqet gjithnjë e më rrallë në publik. Ai komunikon kryesisht përmes mesazheve të regjistruara dhe shmang çdo kontakt të drejtpërdrejtë me turmat. Takimet fizike janë të kufizuara vetëm me zyrtarë shumë të besuar dhe të përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Mbrojtje e shumëfishtë, raketa, bunkerë dhe “dhoma klon” Siguria e presidentit nuk mbështetet vetëm te truprojat. Në rezidencat e tij janë vendosur mbi 27 sisteme kundërajrore Pantsir-S1, të afta të neutralizojnë avionë, raketa...