Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

Ebola është konfirmuar për herë të parë në Francë që nga fillimi i epidemisë aktuale, sipas Ministrisë së Shëndetësisë franceze. Pacienti i infektuar është një mjek humanitar, i cili ishte kthyer së fundmi nga një zonë në Republikën Demokratike të Kongos ku virusi është ende aktiv. Ai është transportuar menjëherë në një spital të specializuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se rasti është identifikuar në Francën metropolitane, ndërsa pacienti është vendosur në izolim të plotë. Aktualisht po kryhet gjurmimi i kontakteve për të parandaluar çdo përhapje të mundshme të infeksionit. Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se rreziku për popullatën e përgjithshme në Evropë mbetet “i ulët”, megjithatë situata po monitorohet nga afër. Sipas raportimeve nga “Ouest France”, që...