Alarm në Brazil/ Autoritetet shëndetësore izolojnë një rast të dyshuar me Ebola, i infektuari kishte vizituar së fundmi Kongon ku dyshohet se…
Autoritetet shëndetësore në São Paulo po hetojnë një rast të dyshuar të virusit Ebola, i raportuar sot në kryeqytetin e shtetit brazilian. Bëhet fjalë për një burrë nga Kongo, i cili shfaqi simptoma të etheve pasi kishte vizituar së fundmi vendin e tij të origjinës, ku është raportuar një shpërthim i sëmundjes. Sipas autoriteteve, pacienti është vendosur në izolim në një spital të specializuar për trajtimin dhe monitorimin e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara me virusin e Ebolës. Autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimet dhe procedurat e nevojshme për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një rast të konfirmuar të sëmundjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv