Alarm në Bangladesh/ Mbi 50 mijë raste me fruth dhe 320 viktima, spitalet në kolaps
Bangladeshi po përballet me shpërthimin më vdekjeprurës të fruthit në dy dekadat e fundit, me më shumë se 50 mijë raste të regjistruara dhe të paktën 320 viktima që nga muaji mars, duke vënë nën presion të madh sistemin shëndetësor të vendit. Në Spitalin Sisou në Daka, repartet pediatrike janë të mbushura me fëmijë të sëmurë, ndërsa prindërit dhe familjarët përballen me ankth dhe pasiguri. Mjekët raportojnë raste të shumta të fëmijëve me probleme të rënda në frymëmarrje dhe komplikacione serioze nga virusi. Mes tyre është edhe 3-vjeçarja Afia, e cila nuk kishte marrë dozën e dytë të vaksinës kundër fruthit. Gjyshja e saj tregoi se vajza ishte në gjendje kritike dhe iu desh oksigjen për të mbijetuar.Fruthi konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si...
Burimi:
top-channel.tv