Akuzat për sulm seksual trazojnë të ardhmen e demokratit Graham Platner, pezullon fushatën për Senatin në Maine

Akuzat për sulm seksual trazojnë të ardhmen e demokratit Graham Platner, pezullon fushatën për Senatin në Maine

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka pezulluar fushatën e tij pas akuzave për sulm seksual dhe një sërë skandalesh që kanë tronditur kandidaturën e tij. Vendimi vjen pasi drejtues dhe mbështetës të Partisë Demokratike i kërkuan të tërhiqej nga gara, e konsideruar kyçe për përpjekjet e demokratëve për të fituar kontrollin e Senatit në zgjedhjet e nëntorit. Në një video të publikuar në rrjetin social X, Platner mohoi akuzat, duke i cilësuar ato “të rreme”, dhe tha se pezullimi i fushatës nuk përbën pranim faji. Sipas tij, vendimi u mor pasi demokratët kërcënuan se do t’i ndërprisnin mbështetjen politike dhe financiare. Ai deklaroi se do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për t’u tërhequr nga gara vetëm pasi të sigurohet se...