Aktori legjendar britanik, Anthony Hopkin, nënshkruan për publikimin e albumit të tij të parë si kompozitor

Aktori legjendar britanik, Anthony Hopkin, nënshkruan për publikimin e albumit të tij të parë si kompozitor

Nga Albert Vataj Aktori legjendar britanik, Anthony Hopkins ka realizuar një dëshirë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, duke nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike “Decca Classics” për publikimin e albumit të tij të parë si kompozitor.Albumi, me titull “Life Is A Dream”, do të publikohet më 21 gusht dhe përmbledh kompozime të krijuara gjatë gjashtë dekadave.Hopkins, 88 vjeç, tha se muzika ka qenë pasioni i tij i parë, shumë kohë përpara se të bëhej një nga aktorët më të njohur në botë. Vendimi i Anthony Hopkins për të publikuar këtë album në moshën 88-vjeçare ngjan me konceptin mitologjik të “rikthimit të amshuar”. Pasi ka pushtuar majat e botës, Hollywoodin dhe ka fituar lavdinë përmes jetësimit të personazheve të tjerë, si Hannibal Lecter apo babai...