Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

Aktivistët ndërkombëtarë të ndaluar nga forcat izraelite gjatë një misioni humanitar drejt Gazës kanë ngritur akuza të rënda për tortura, përdhunime dhe shkelje të të drejtave themelore gjatë paraburgimit në Izrael. Sipas organizatorëve të “Global Sumud Flotilla”, disa prej aktivistëve u shtruan në spital pas lirimit, ndërsa të paktën 15 persona kanë raportuar sulme seksuale, përfshirë raste përdhunimi. Flotila humanitare, e përbërë nga 50 anije me ndihma për Gazën, u ndalua të martën nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare. Raportohet se të paktën 430 persona u morën me forcë nga anijet. Organizatorët deklaruan në Telegram se aktivistët janë qëlluar me plumba gome nga afër dhe shumë prej tyre kanë pësuar thyerje kockash. “Ndërsa bota po sheh vuajtjet e pjesëmarrësve tanë, kjo është vetëm një pjesë...