Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët: Ishte si skenë filmi, u shokuam

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët: Ishte si skenë filmi, u shokuam

Një avion i vogël u rrëzua mbrëmjen e së martës në një autostradë në Laredo dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në zonë. Sipas policisë, në bord ndodheshin gjashtë persona, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën. Avioni u rrëzua pak pas orës 22:00 në autostradën Loop 20, bëri të ditur hetuesi i policisë lokale, Jose Baeza. Autoritetet njoftuan se nuk ka raportime për të lënduar mes personave që udhëtonin me automjete në autostradë. Ndërkohë, qarkullimi në Loop 20 është ndërprerë në të dy drejtimet. Një dëshmitare, Zayra Garza, e cila po transportonte kolegët e saj në shtëpi, tha se nisi të filmonte skenën sapo iu afrua vendit të aksidentit. Ajo ndaloi automjetin përballë avionit të përfshirë nga flakët...