Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën ndërshtetërore I-95 në shtetin amerikan të Virxhinia, ku një autobus është përplasur me gjashtë automjete në orët e para të mëngjesit të së premtes. Sipas autoriteteve lokale, autobusi nuk ka arritur të ngadalësojë në një segment ku trafiku po lëvizte me shpejtësi të reduktuar për shkak të punimeve në rrugë, duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh fatale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:35 të mëngjesit në korsinë jugore të autostradës, në zonën e Qarkut Stafford. Policia Shtetërore e Virxhinias bëri të ditur se të paktën 34 persona janë dërguar në spitale të ndryshme, tre prej tyre në gjendje kritike. Pesë viktimat ndodheshin në automjetet që u...