Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Aksident tragjik në Serbi, humbin jetën çifti i bashkëshortëve shqiptar
Foto ilustruese SERBI- Dy persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur gjatë ditës së sotme, 21 dhjetor në Serbi, në autostradën Beograd–Nish. Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur automjeti me të cilin udhëtonin, një veturë e markës “Seat” me targa gjermane, ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të rënda. Përplasja ka qenë fatale për dy pasagjerët, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Në makinë ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime serioze trupore. Ai është transportuar me urgjencë drejt një spitali, ku po merr trajtim mjekësor,...