“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të disa fotografive të rreme të saj, të krijuara me inteligjencë artificiale, ku ajo shfaqet në mënyrë të manipuluar. Meloni tha se këto imazhe po qarkullojnë si pjesë e sulmeve nga kundërshtarë politikë dhe i cilësoi si të pavërteta. Ajo theksoi se “deepfake”-t janë një fenomen i rrezikshëm, pasi mund të mashtrojnë dhe të dëmtojnë këdo, duke u përdorur për manipulim dhe dezinformim. “Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm. Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft. Por mbetet fakti se,...