Administrata amerikane kërkon masa për uljen e çmimeve të benzinës: Mund të pezullojmë taksën federale të karburantit
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e pezullimit të taksës federale të karburantit, si pjesë e masave për të ulur çmimet e benzinës për qytetarët amerikanë. Në një intervistë për NBC News, Wright tha se administrata mbështet “çdo masë” që ndihmon në uljen e kostove të karburantit në pompë. “Çdo hap që mund të ndërmerret për të ulur çmimin e karburantit dhe kostot për amerikanët mbështetet nga kjo administratë,” u shpreh ai. Sipas Wright, qeveria amerikane ka ndërmarrë tashmë disa masa për të përballuar krizën energjetike, përfshirë përdorimin e rezervës strategjike të naftës, rishikimin e rregulloreve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit mbi përzierjet e benzinës dhe kërkesën ndaj rafinerive për të kufizuar ndërprerjet e mirëmbajtjes, me qëllim...
Burimi:
top-channel.tv