Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Një rast i tmerrshëm doli në dritë nga Selaniku , dhe konkretisht nga zonën e Tumba-s, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka kryer akte të turpshme ndaj mbesës së tij 6-vjeçare. Ngjarja tronditëse thuhet se ka ndodhur këtë të hënë, datë 9 mars, në mëngjes në apartamentin ku po qëndronte familja në një zonë të Selanikut. Sipas informacioneve, 35-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën 6-vjeçare dhe akti i tij thuhet se është vënë re nga një anëtar i familjes. Prindërit e vajzës 6-vjeçare kontaktuan Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave në Selanik dhe denoncuan 35-vjeçarin, dhe procedura u ndoq. 35-vjeçari u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një padi për krimet e përdhunimit, akteve seksuale me ose para të miturve dhe shkelje të Ligjit për Dhunën...