A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Presidenti Trump: Informacione të pabaza, bisedimet tona vazhdojnë pa ndërprerje

A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Presidenti Trump: Informacione të pabaza, bisedimet tona vazhdojnë pa ndërprerje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet që pretendonin se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndërprerë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se kontaktet dhe negociatat mes palëve kanë vijuar pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit. “Raportet e rreme se Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara ndërprenë bisedimet disa ditë më parë janë të pabaza dhe të pasakta. Bisedimet tona kanë vazhduar pa ndërprerje”, shkroi ai. Presidenti amerikan theksoi se nuk mund të parashikojë rezultatin përfundimtar të negociatave, por përsëriti thirrjen e tij që Teherani të arrijë një marrëveshje sa më shpejt. “Nuk e di kurrë se ku do të çojnë këto bisedime, por...