A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

A do të mbijetojë NATO? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer

Në intervistë për revistën DER SPIEGEL Joschka Fischer mbron me vendosmëri vendimin e tij të vitit 1999 për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike për të parandaluar një gjenocid të ri në truallin europian. Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, i ka dhënë një intervistë të gjatë revistës gjermane DER SPIEGEL. Fischer shpërfaq një skepticizëm të thellë për të ardhmen e rendit gjeopolitik, duke vënë në dyshim mbijetesën e NATO-s si aleancë transatlantike nën ndikimin e Donald Trumpit. Fischer e përshkruan presidentin amerikan si një figurë thellësisht antipatike dhe argumenton se politika e tij ndaj Iranit ka dështuar, duke fuqizuar edhe më shumë elementet radikale në Teheran. Sipas tij, besimi te SHBA-ja si fuqi mbrojtëse është...