92 ditë luftë! Trump drejt një vendimi vendimtar për marrëveshjen me Teheranin

92 ditë luftë! Trump drejt një vendimi vendimtar për marrëveshjen me Teheranin

Konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vijon të mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa lufta ka hyrë në ditën e 92-të dhe përpjekjet diplomatike për një marrëveshje të mundshme po intensifikohen. Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim të rëndësishëm në “Situation Room” në Shtëpinë e Bardhë, ku pritej të merrte një vendim përfundimtar lidhur me propozimin e fundit për uljen e tensioneve me Teheranin. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi rezultatin e takimit, Trump ka bërë të ditura publikisht kërkesat që Uashingtoni i konsideron thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas raportimeve ndërkombëtare, SHBA-të dhe Irani kanë shënuar progres në negociatat për një marrëveshje paraprake. Dokumenti synon të adresojë disa nga çështjet më urgjente, përfshirë rihapjen e Ngushticës së...