76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar projektin për Harkun e tij të Triumfit, i cili mund të jetë rreth 76 metra i lartë. Renderët tregojnë një hark me ngjyrë fildishi, të ngjashëm me Harkun e Triumfit në Paris. Harku përfshin elemente të ndryshme të arta dekorative, ndër të cilat spikat një statujë 18 metra e lartë, që i ngjan Statujës së Lirisë me krahë engjëlli. Në anët, parashikohen dy statuja shqiponjash 7 metra të larta. Elemente të tjera të projektit përfshijnë katër statuja luanësh të artë. Presidenti amerikan prezantoi planin për harkun “më të madh dhe më të bukur” që ai dëshiron të ndërtojë në kryeqytet për të shënuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.