49 raketa Tomahawk kundër Iranit, SHBA lëshon bombat, Teherani godet bazat në Lindjen e Mesme

49 raketa Tomahawk kundër Iranit, SHBA lëshon bombat, Teherani godet bazat në Lindjen e Mesme

SHBA dhe Irani shkëmbyen sulme për të dytën ditë radhazi, duke lëkundur më tej armëpushimin e brishtë të dakordësuar mes dy palëve në prill. Komanda Qendrore Amerikane, Centcom, tha se kishte përfunduar një valë sulmesh vetëmbrojtëse, siç i cilësoi, duke shënjestruar ushtrinë, sisteme të survejimit dhe radarë në jug të Iranit. Bombardimet, ku u përfshinë 49 raketa Tomahawk, erdhën pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do të godiste fort Iranin dhe se Teherani do të paguante çmimin, pasi mori shumë kohë për negocimin e një ujdie. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se i kishin dhënë shansin Iranit të arrinte një marrëveshje, por se nuk e kishte shfrytëzuar. Bombat do të bien në objekte kyçe, paralajmëroi ai.Irani ka ende mundësinë të...