31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

Pamje të reja të publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë të dyshuarin Cole Tomas Allen duke bërë foto në një dhomë hoteli, pak para sulmit me armë gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Në foto shfaqet 31-vjeçari i armatosur në dhomën e tij të hotelit, duke pozuar para pasqyrës me disa armë të lidhura në trup, përfshirë një thikë dhe një çantë me municion. Prokurorët i dorëzuan këto prova së bashku me detaje të reja mbi veprimet e tij para incidentit të 25 prillit, duke kërkuar që Allen të mbetet në paraburgim deri në gjyq. Sipas hetimeve, Allen kishte me vete një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu dhe tre thika, teksa kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie gjatë aktivitetit të së...