25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve
Një koalicion prej 25 shtetesh amerikane ka paditur administratën e presidentit Donald Trump, duke kundërshtuar tarifat e reja prej 10% deri në 12.5% për mallrat e importuara nga rreth 60 partnerë tregtarë. Tarifat, të cilat hynë në fuqi në korrik, prekin vende si Britania e Madhe, Kina, Bashkimi Evropian, Japonia, Brazili dhe Tajvani. Administrata Trump i justifikon ato me argumentin se këto vende nuk kanë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të luftuar përdorimin e punës së detyruar në zinxhirët e furnizimit. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga BBC, koalicioni i shteteve të drejtuara nga demokratët argumenton se vendimi është “arbitrar, kapriçioz dhe në kundërshtim me ligjin”, duke akuzuar administratën se po përdor çështjen e punës së detyruar si pretekst për të vendosur tarifa të gjera...
Burimi:
javanews.al