20 mln $ dhe 5 kg ar të fshehura në shishe uji e në muret e shtëpisë, zbulohet SKANDALI i ish-zëvendësministrit
parate dhe ari i sekuestruar IRAK- Autoritetet irakiane sekuestruan rreth 20 milionë dollarë në para dhe 5 kilogramë ar, të fshehura brenda shisheve plastike të ujit, gjatë një hetimi për korrupsion që përfshin ish-zëvendësministrin e Naftës për Çështjet e Rafinerisë, Adnan Al-Jumaili. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, një gjyqtar hetues në Gjykatën Qendrore Penale për Luftimin e Korrupsionit urdhëroi sekuestrimin e një shume shtesë prej 25 miliardë dinarësh irakianë (rreth 19 milionë dollarë), si dhe 1 milion dollarë të tjerë në para. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore INA, bëhet me dije se autoritetet konfiskuan gjithashtu stoli ari me peshë rreth 5 kilogramë, si pjesë e hetimit ndaj Al-Jumailit dhe të dyshuarve të tjerë të lidhur me çështjen. Sipas gjyqtarit hetues, operacioni...
Burimi:
zeri.ai