18 pasagjerët e anijes Hondius zbarkuan në SHBA, reagojnë autoritetet shëndetësore amerikane: Rreziku nga hantavirus është i ulët
Evakuimi i pasagjerëve të anijes turistike MV Hondius dhe rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë rriti shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të hantavirusit, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë qetësojnë publikun, duke e cilësuar rrezikun të ulët. Reagimi i mjekëve erdhi pasi një grua franceze dhe një shtetas amerikan, që u evakuuan nga anija turistike, rezultuan pozitive me hantavirus. Shtetasja franceze ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në një njësi të specializuar për sëmundje infektive në Paris, ndërsa pasagjeri amerikan nuk ka shfaqur simptoma. Ai është karantinuar në Nebraska, së bashku me turistët e tjerë amerikanë, që ndodheshin në anijen, ku shpërtheu virusi. “Siguria e pacientëve është përparësi kryesore”, thanë zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se simptomat e hantavirusit...
Burimi:
top-channel.tv