15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa dhe dronë që Rusia kreu gjatë natës ndaj Kievit dhe zonave përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi 115 dronë dhe 28 raketa, përfshirë raketa balistike. Ushtria ukrainase deklaroi se nuk arriti të rrëzonte asnjë nga raketat gjatë sulmit, duke theksuar mungesën e municioneve për mbrojtjen kundër raketave balistike. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet goditën qendra logjistike dhe furnizimi në Kiev dhe rajonin përreth, të cilat, sipas saj, përdoreshin për qëllime ushtarake. Moska gjithashtu pretendoi se goditi tre anije mallrash pranë portit të Odesës në Detin e Zi. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë bisedimet për t’i mundësuar Ukrainës...