1200 persona të evakuuar/ Spanja në alarm nga zjarret masive, 260 mijë hektarë nën flakë
Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit vijon të përhapet me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëme masive në zonat pyjore të Spanjës qendrore. Sipas autoriteteve të zjarrfikjes dhe parandalimit të zjarreve (Infocam), zjarri ka përfshirë tashmë rreth 260 mijë hektarë tokë, ndërsa rreth 1,200 persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut. BREAKING - Wildfire scorches 26,000 hectares (65,000 acres) north of Madrid in Spain: firefighters pic.twitter.com/fdaYTj76ra— Insider Paper (@TheInsiderPaper) July 20, 2026 Flakët nisën në fshatin Mierla, në rajonin e Guadalajara-s, pjesë e komunitetit autonom Castilla-La Mancha, dhe gjatë orëve të fundit janë përhapur kryesisht në zonën e Parkut Kombëtar Sierra Norte, duke vënë në alarm autoritetet lokale....
Burimi:
syri.net