Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Borussia Dortmund konfirmon transferimin e talentit 20-vjeçar anglez te Chelsea
4 Korrik 2025 10:36 Telesport Borussia Dortmund ka konfirmuar se anësori anglez Jamie Gittens do të transferohet te Chelsea. Klubi gjerman thotë se të gjitha palët ranë dakord për këtë marrëveshje orët e fundit, pas një takimi të kryer në Florida. Detajet kontraktuale ende nuk janë finalizuar. “Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund të fundit jemi të kënaqur të realizojmë ambiciet tona financiare dhe më pas të kemi siguri planifikimi“, tha drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl. “Jamie është një lojtar i shkëlqyer që na ka dhënë shumë kënaqësi. Ai tani dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën...