Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, duke rritur naftën dhe ulur benzinën. Sipas vendimit të sotëm, çmimi i naftës është rritur me katër lekë ndërsa benzina është ulur me shtatë lekë. Nafta do të jetë 216 lekë për litër nga 212 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e mëparshëm, ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim prej 172 lekësh për litër, nga 179 lekë që ishte më 31 tetor. NJOFTIMI I PLOTE: Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit...
Burimi:
syri.net