Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës
Dimri ka dhënë sinjalet e para në veri të vendit, ndonëse jemi ende në shtator. Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave. Në ditët e para të vjeshtës, peizazhi malor është zbardhur nga dëbora, duke sjellë pamje të rralla për këtë periudhë të vitit. Që në orët e para të mëngjesit, dëbora ka mbuluar zonën e Makrofçës, duke veshur me të bardha shpatet e maleve dhe duke krijuar një panoramë mahnitëse dimërore. Kontrasti mes gjelbërimit të vjeshtës dhe dëborës së parë ka sjellë një pamje spektakolare, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ndërkohë, ndryshimi i motit kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit...
Burimi:
gijotina.com