Bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së

Bojkoti i avokatëve në GJKKO/ Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së

Tre përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë zhvilluar sot një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisjes së gjyqësorit për zgjidhjen e situatës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përfaqësuesit e DHKA-së kanë kërkuar marrjen e masave për garantimin e së drejtës së avokatëve për ushtrimin e profesionit, si dhe sigurimin e kushteve dhe pajisjeve të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre. Nga ana e tyre, anëtarët e KLGJ-së kanë dëgjuar kërkesat e avokatëve për rikthimin e normalitetit në GJKKO. Pritet që ata të diskutojnë me kryesinë e kësaj gjykate lidhur me situatën e krijuar nga bojkoti, i cili vijon prej disa javësh. Bojkoti i avokatëve, i nisur më 1 shtator ka...