Bogujevci takon familjen e kompozitorit Lorenc Antoni: Në fokus trashëgimia e Nënë Terezës
6 September, 2026 - 20:46 Ministrja e Kulturës në detyrë, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me Gjon Antonin, djalin e kompozitorit të njohur Lorenc Antoni, dhe studiuesin Skënder Asani. Në fokus të takimit ishte figura dhe trashëgimia e Nënë Terezës, si dhe historia e lidhjes së familjes Antoni me të. Gjatë takimit u diskutua edhe për librin e ri të studiuesit Skënder Asani, “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut – drejt Nënë Terezës universale”, i cili sjell një tjetër këndvështrim mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Bogujevci theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së historisë, kulturës dhe kujtesës sonë, duke vlerësuar kontributin e studiuesve dhe familjeve që kanë ruajtur ndër vite dëshmi të rëndësishme kulturore e historike./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com