Bogujevci: Kadare e kishte Kosovën pjesë të pandashme të angazhimit të tij intelektual

Bogujevci: Kadare e kishte Kosovën pjesë të pandashme të angazhimit të tij intelektual

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ekspozita sjell në vëmendje lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën dhe përkushtimin e tij intelektual ndaj saj, përmes një koleksioni letrash, fotografish, dorëshkrimesh dhe botimesh që dëshmojnë këtë raport. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka theksuar se Kadare mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare, duke e bërë letërsinë shqipe pjesë të letërsisë botërore përmes veprës së tij. Ajo ka shprehur mirënjohje për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpinë Studio Kadare për bashkëpunimin në realizimin e ekspozitës, ndërsa ka ftuar qytetarët ta vizitojnë atë dhe të njihen më...