Bob Dylan takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan, shkëmbejnë dhurata simbolike
Legjenda e muzikës Bob Dylan është pritur nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan, në një takim që bashkoi muzikën, spiritualitetin dhe mesazhin për paqe. Këngëtari amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, i dhuroi Papës autobiografinë e tij, ndërsa mori prej tij një rruzare. Takimi u zhvillua të mërkurën pasdite, në prani të priftit Antonio Spadaro dhe Andrea Monda, kryeredaktor i gazetës së Vatikanit “L’Osservatore Romano”. Spadaro e bëri të ditur takimin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe fotografi të Dylanit pranë Papës. Artisti 85-vjeçar ndodhet në Romë për një koncert që do të mbajë të enjten në mbrëmje në Palazzo dello Sport, në kuadër të turneut të tij. Gjatë takimit të shkurtër, Papa Leoni XIV i dhuroi një rruzare, ndërsa Dylan...
Burimi:
kultplus.com