Bllokimi i pagave të gjyqtarëve, Sadushi i dërgon letër Ministrisë së Financave

Bllokimi i pagave të gjyqtarëve, Sadushi i dërgon letër Ministrisë së Financave

Sokol Sadushi TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i është drejtuar Ministrisë së Financave me dërgesën e një letre lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të pagave në sistemin e drejtësisë. Në letrën drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kreu i Gjykates Sokol Sadushi kërkon një zgjidhje të menjëhershme të situatës, duke argumentuar se pezullimi i pagesave prek drejtpërdrejt garancinë kushtetuese për paprekshmërinë e pagës së gjyqtarëve dhe, për rrjedhojë, pavarësinë institucionale të pushtetit gjyqësor. Sipas kreut te Gjykatës së lartë, mungesa e planifikimit buxhetor apo mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shërbejnë si arsye për pezullimin administrativ të trajtimit financiar të gjyqtarëve. Sadushi kërkon që pagat të jepen në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se ky institucion...