Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile sërish në bojkot
Administrata e Gjykatës Civile në Tiranë ka dalë sërish ditën e sotme në bojkot. Ky reagim i tyre vjen pasi qeveria ka bllokuar kalimin e pagave të tyre. Ngërçi që është krijuar në sistemin e dreëjtësisë pas miratimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrijen e pagave të tyre, pritet që të votohet brenda muajit shtatir nga Parlamenti. “Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator. Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, tha kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve një ditë më parë.
Burimi:
vizionplus.tv