Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të fazës së tretë të punimeve për zgjerimin e autostradës. Në një postim në rrjetet sociale ARRSH bën të ditur se mbrëmjen e 21 shtatorit, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Tiranë-Durrës. Trafiku do të devijohet përmes rampës së Rinasit dhe rrugëve dytësore, ndërsa mjetet e rënda do të orientohen që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”. Ndërkohë, më 22 shtator, në të njëjtin interval kohor, do të bllokohet drejtimi Durrës-Tiranë. Mjetet do të devijohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë dhe rrugëve dytësore, ndërsa automjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen sipas sinjalistikës përkatëse. NJOFTIM I ARRSH Në kuadër të vijimit të punimeve për...
Burimi:
javanews.al