Blerjet online, projektligji ndalon komentet e rreme dhe vlerësimet që mashtrojnë konsumatorët

Blerjet online, projektligji ndalon komentet e rreme dhe vlerësimet që mashtrojnë konsumatorët

Komentet e rreme, vlerësimet artificiale me pesë yje dhe mënyrat manipuluese të reklamimit të produkteve në internet janë në fokus të ndryshimeve të propozuara në legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e konsumatorëve. Projektligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i paraqitur në Kuvend, synon të vendosë rregulla më të qarta për praktikat tregtare në mjedisin digjital, duke zgjeruar mbrojtjen e blerësve përtej dyqaneve fizike, edhe te platformat e tregtisë elektronike. Një nga problematikat që trajtohet është përdorimi i vlerësimeve të pavërteta për të ndikuar në vendimet e blerjes. Në shumë platforma online, komentet e klientëve dhe vlerësimet me yje janë ndër elementet kryesore mbi të cilat konsumatorët mbështeten për të zgjedhur një produkt apo shërbim. Por këto vlerësime mund të krijojnë një perceptim të gabuar për...