Blerja surprizë e verës e “bën sefte”, Diomande: Kam kohë që e pres këtë gol të parë me Real

Blerja surprizë e verës e “bën sefte”, Diomande: Kam kohë që e pres këtë gol të parë me Real

Sulmuesi i Real Madrid, Yan Diomande, ishte heroi për “los blancos” në ndeshjen e fundit në La Liga. Ai shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Villarreal në “Bernabeu”, në fitoren 1-0 të Real, që e mbylli me 10 lojtarë. Ai foli për mediat, duke komentuar këtë gol të parë të tij me fanellën madrilène: “Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe ia dolëm mbanë. Jam i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë këtu.” “Atmosfera në “Bernabeu është gjithmonë fantastike, një kënaqësi të luash këtu. Është stadiumi më i bukur në botë dhe klubi më i madh. Ndiej gjithmonë një emocion të madh kur luaj këtu“, tha Diomande. Për golin e parë me fanellën “los blancos”, ai tha:...